Reagime të forta njëzëri nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe: Të sigurohen prokurorët

Ambasadat më të rëndësishme aleate në Tiranë reaguan njëzëri sot pasdite pas lajmeve se ka pasur një rrezik real sulmi ndaj disa prokurorëve që hetojnë dosje të krimit të organizuar. Ambasada e SHBA, Delegacioni i BE dhe Britania e Madhe japin mbështetje të plotë për punën e prokurorëve ndërsa bëjnë thirrje për sigurinë e tyre. […] The post Reagime të forta njëzëri nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe: Të sigurohen prokurorët appeared first on Ditar.al.

Reagime të forta njëzëri nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe: Të sigurohen prokurorët

Ambasadat më të rëndësishme aleate në Tiranë reaguan njëzëri sot pasdite pas lajmeve se ka pasur një rrezik real sulmi ndaj disa prokurorëve që hetojnë dosje të krimit të organizuar. Ambasada e SHBA, Delegacioni i BE dhe Britania e Madhe japin mbështetje të plotë për punën e prokurorëve ndërsa bëjnë thirrje për sigurinë e tyre.

Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA

Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.

Deklarata e plotë e BE

Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës.

Deklarata e plotë e Britanisë së Madhe

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqëtarëve në Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

The post Reagime të forta njëzëri nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe: Të sigurohen prokurorët appeared first on Ditar.al.