Ndryshimet e reja legjislative për Sistemin e Informacionit Shengen hyjnë në fuqi më 15 qershor
Nga 15 qershori 2025, do të hyjnë në fuqi ndryshime të rëndësishme legjislative që lidhen me Sistemin e Informacionit Shengen (SIS), kanë bërë të ditur autoritetet zvicerane, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch. Në një deklaratë zyrtare, thuhet se Këshilli Federal kishte planifikuar fillimisht të priste derisa të vihej në funksion sistemi i ri evropian i autorizimit […] The post Ndryshimet e reja legjislative për Sistemin e Informacionit Shengen hyjnë në fuqi më 15 qershor appeared first on Albinfo.

Nga 15 qershori 2025, do të hyjnë në fuqi ndryshime të rëndësishme legjislative që lidhen me Sistemin e Informacionit Shengen (SIS), kanë bërë të ditur autoritetet zvicerane, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Në një deklaratë zyrtare, thuhet se Këshilli Federal kishte planifikuar fillimisht të priste derisa të vihej në funksion sistemi i ri evropian i autorizimit të udhëtimit (ETIAS), por ka vendosur të veprojë paraprakisht me miratimin e këtyre ndryshimeve.
Sipas legjislacionit të ri, shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë të përjashtuar nga viza, do të duhet të pajisen me një autorizim udhëtimi për të hyrë në zonën Shengen në të ardhmen. Ky autorizim – ETIAS – do të jetë një parakusht për udhëtimin, që synon rritjen e sigurisë në hapësirën Shengen dhe kontrollin më të mirë të kufijve.
Zvicra, si vend anëtar i zonës Shengen, është e detyruar të përshtatet me këto rregullore dhe të kontribuojë në funksionimin e sistemit të përbashkët evropian për sigurinë dhe menaxhimin e kufijve. Ndryshimet në SIS përfshijnë përmirësime në ndarjen e të dhënave, kontrollin e hyrjes-daljes, si dhe bashkëpunim më të ngushtë mes shteteve anëtare për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe kriminalitetit ndërkufitar, transmeton albinfo.ch.
The post Ndryshimet e reja legjislative për Sistemin e Informacionit Shengen hyjnë në fuqi më 15 qershor appeared first on Albinfo.