Në Kërçovë dhe Strugë u bë dorëzim-pranimi i mandatit të kryetarit të komunës, Qyra ditën e parë dha dy premtime
Sot në Komunën e Kërçovës, ish-kryetari Fatmir Dehari e dorëzoi funksionin e kryetarit deri te Aleksandar Jovanovski. Derhari është kuadër i BDI-së, ndërsa Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk. “Qyteti ynë ka potencial, ka njerëz punëtorë dhe ka një vizion për një të ardhme më të mirë. Qëllimi im është të ndërtoj një qeverisje lokale që […]

Sot në Komunën e Kërçovës, ish-kryetari Fatmir Dehari e dorëzoi funksionin e kryetarit deri te Aleksandar Jovanovski. Derhari është kuadër i BDI-së, ndërsa Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.
“Qyteti ynë ka potencial, ka njerëz punëtorë dhe ka një vizion për një të ardhme më të mirë. Qëllimi im është të ndërtoj një qeverisje lokale që do të jetë pranë qytetarëve, e hapur ndaj ideve dhe zgjidhjeve, dhe që do t’i dëgjojë të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo fetare, të gjithë janë po aq të rëndësishëm!”, deklaroi Jovanovski.
Ai vlerësoi që përmes dialogut do të dhe punës së përbashkët o të ndërtojnë një qytet për brezat e ardhshëm, ndërkohë për të kalaurën falënderoi Deharin për angazhimin si kryetar komune.

“Me përgjegjësi, transparencë dhe mbi të gjitha me dashuri për qytetin tonë. Dy vendimet e mia të para si Kryetar i Komunës së Strugës: shitja e veturës zyrtare “Audi” dhe Ndërprerja e kontratave të punës për të gjithë ata që nuk paraqitën në vendin e punës”, deklaroi kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra.
Qyra sot e mori mandatin e kryetarit, si kandidati i pavarur i mbështetur nga VLEN dhe VMRO-DPMNE. Ditën e sotme e vlerësoi si “një kapitull i ri për Strugën”.
