Nga muaji tetor, Turqia do të marrë sërish komandën e KFOR-it
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se vendi do ta marrë për herë të dytë detyrën e Komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR) në tetor të vitit 2025. Sipas këtij njoftimi, kjo do të jetë hera e dytë që Turqia udhëheq KFOR-in, pas mandatit të saj të mëparshëm njëvjeçar gjatë periudhës tetor […] The post Nga muaji tetor, Turqia do të marrë sërish komandën e KFOR-it appeared first on Albinfo.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se vendi do ta marrë për herë të dytë detyrën e Komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR) në tetor të vitit 2025.
Sipas këtij njoftimi, kjo do të jetë hera e dytë që Turqia udhëheq KFOR-in, pas mandatit të saj të mëparshëm njëvjeçar gjatë periudhës tetor 2023 – tetor 2024.
“Vendi ynë, i cili e kreu me sukses detyrën si komandant i Forcës së Paqes të Kosovës (KFOR) në periudhën tetor 2023-2024, do ta marrë këtë detyrë për herë të dytë për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga tetori i vitit 2025”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Ministria thekson se përzgjedhja e personelit të saj për këtë rol është tregues i rolit efektiv që Turqia ka brenda NATO-s dhe kontributit të saj në sigurinë dhe stabilitetin e aleancës.
“Si një aleat i fortë dhe i besueshëm i NATO-s, vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë e aleancës”, thuhet më tej në deklaratë.
The post Nga muaji tetor, Turqia do të marrë sërish komandën e KFOR-it appeared first on Albinfo.