Osmani: Kosova dhe Austria bashkë në luftën për liri dhe paqe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Kampit të Përqendrimit të Mauthausen në Austri, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve historike dhe politike mes dy shteteve. Gjatë kësaj ceremonie ku morën pjesë presidenti austriak Alexander Van der Bellen dhe zonja e parë Doris Schmidauer, Osmani shprehu mirënjohjen e […] The post Osmani: Kosova dhe Austria bashkë në luftën për liri dhe paqe appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Kampit të Përqendrimit të Mauthausen në Austri, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve historike dhe politike mes dy shteteve.
Gjatë kësaj ceremonie ku morën pjesë presidenti austriak Alexander Van der Bellen dhe zonja e parë Doris Schmidauer, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe integrimit evropian, transmeton albinfo.ch.
Ajo nënvizoi se Kosova dhe Austria kanë ndarë një histori të përbashkët të luftës për liri, dhe se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve janë të domosdoshme për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Në këtë ngjarje, Osmani gjithashtu vlerësoi përkushtimin e Austrisë për të mbështetur zhvillimin e Kosovës dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
The post Osmani: Kosova dhe Austria bashkë në luftën për liri dhe paqe appeared first on Albinfo.