Osmani: Populli ynë mbetet i përkushtuar ndaj vlerave demokratike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në “World Forum” në Berlin. Ky organizim mblodhi kampionë global të demokracisë, pikërisht aty ku para 35 viteve rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment përcaktues për demokracinë në mbarë botën. Osmani tha se demokracia është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por nuk

Osmani: Populli ynë mbetet i përkushtuar ndaj vlerave demokratike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në “World Forum” në Berlin.

Ky organizim mblodhi kampionë global të demokracisë, pikërisht aty ku para 35 viteve rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment përcaktues për demokracinë në mbarë botën.

Osmani tha se demokracia është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por nuk është e vetëqëndrueshme—ajo është vepër e çdo brezi, e ndërtuar dhe e forcuar ditë pas dite.

“Në Kosovë, këtë e kuptojmë më së miri. Demokracia për ne nuk është vetëm njëra nga opcionet- është opcioni i vetëm, sepse e dijmë se çfarë sjell mungesa e saj—shkatërrim, vuajtje dhe humbje jete. Prandaj, populli ynë, mbetet i palëkundur në përkushtimin ndaj vlerave demokratike”, tha ajo.