Pal Lekaj e quan Albin Kurtin “të korruptuar” dhe “mashtrues”

Welcome to Kosova Today

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë se projektin Kievë-Zahaq e kishte prezantuar që në vitin 2019, teksa projekti që u nis sot, sipas Lekajt, po e shkatërron zonën e Dukagjinit. Ai ka prezantuar edhe të dhënat e projektit që […]

Pal Lekaj e quan Albin Kurtin “të korruptuar” dhe “mashtrues”
pal-lekaj-e-quan-albin-kurtin-“te-korruptuar”-dhe-“mashtrues”

pal-lekaj-e-quan-albin-kurtin-“te-korruptuar”-dhe-“mashtrues”

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë se projektin Kievë-Zahaq e kishte prezantuar që në vitin 2019, teksa projekti që u nis sot, sipas Lekajt, po e shkatërron zonën e Dukagjinit.

Ai ka prezantuar edhe të dhënat e projektit që e kishte prezantuar qeveria Haradinaj.

Ky është reagimi i plotë i tij:

I korruptuar dhe mashtrues.

Me datën 28 shkurt 2019 kemi prezantuar projektin Kjevë- Zahaq përmbledhur në 240 dosje që përmbaheshin me të dhënat e detajuara për këtë autostradë dhe elaboratet shpronësuese e lejen mjedisore me rreth 32 kilometërshe dhe autostrada do të mbantë të gjitha paramasat e sigurisë, ndriçimin dhe elementet e tjera të autostradave të niveleve evropiane  me kosto prej 238 milionë euro mjetet për realizimin e saj ishin siguruar me kredinë e BERZH-it.

Sot mashtruesi dhe i korruptuari paskën filluar zgjerimin e 11 km rrugë me kosto 90 milionë euro duke e shkatërruar projektin më të madhe për zonën e Dukagjinit, projekt i cili do të lidhte Pejën, Deçanin, Junikun, Gjakovën, Klinën dhe Isogun me gjitha rrugët  dhe autostradat e Kosovës.

Sqarim/Fakte:

Qeveria Haradianj

Autostradë e mbyllur me standarde evropianë

32 km – 238 milion euro

1 km autostradë + shpronësim = 7,437.500.00

Qeveria Kurti

Zgjerim i rrugës

11 km – 90 milion euro

1 km rrugë = 8,181.812.00

744,312.00 më shumë për ZGJËRIM rruge për çdo kilometër do të paguajnë qytetaret e Kosovës.

Kapaciteti i tyre është për vjedhje të mëdha e rrugë të vogla.

Sisteme Online Programime
Programing Online