Parashikimi motit, 27 tetor 2025
Një stuhi e fuqishme do të përfshijë rajonin e Ballkanit duke sjellë edhe në vendin tone vranësira dhe shira me intensitet mesatar në zonat veriore dhe veriperëndimore herë pas here priten edhe mini stuhi ere. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të zhvendosin reshjet drejt zonave lindore duke përmirësuar dukshëm motin në zonat […]
Një stuhi e fuqishme do të përfshijë rajonin e Ballkanit duke sjellë edhe në vendin tone vranësira dhe shira me intensitet mesatar në zonat veriore dhe veriperëndimore herë pas here priten edhe mini stuhi ere.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të zhvendosin reshjet drejt zonave lindore duke përmirësuar dukshëm motin në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.
Gjatë nates pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat e mëngjesit, por ulen në mesditë duke u luhatur nga 9 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 24 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-27-tetor-2025/
