Pas gjuhës së ashpër në fushata, Kurti e sheh realitetin: Është intoksiku atmosfera, ka shumë xhelozi, inat e cinizëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me disa mërgimtarë në Londër, ka thënë se nuk ‘’është kollaj’’ krijimi i qeverisë së re, dhe koalicionit për formimin e saj. Arsyeja për këtë, sipas Kurtit, është sepse atmosfera në vend ka më shumë ‘’inati e xhelozi’’, se sa ‘’ide e pasion’’.

Pas gjuhës së ashpër në fushata, Kurti e sheh realitetin: Është intoksiku atmosfera, ka shumë xhelozi, inat e cinizëm
Pas gjuhës së ashpër në fushata, Kurti e sheh realitetin: Është intoksiku atmosfera, ka shumë xhelozi, inat e cinizëm

Pas gjuhës së ashpër në fushata, Kurti e sheh realitetin: Është intoksiku atmosfera, ka shumë xhelozi, inat e cinizëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me disa mërgimtarë në Londër, ka thënë se nuk ‘’është kollaj’’ krijimi i qeverisë së re, dhe koalicionit për formimin e saj.

Arsyeja për këtë, sipas Kurtit, është sepse atmosfera në vend ka më shumë ‘’inati e xhelozi’’, se sa ‘’ide e pasion’’.

‘’Nuk është kollaj, se, s’di si me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë se ide, punë e pasion’’, ka deklaruar ai.

Ndryshe vetë Kurti është kritikuar për gjuhën e ashpër të përdorur gjatë fushatës kundër partive të tjera. Madje ai vetë, i ishte drejtuar partive të tjera me ofendime duke i quajtur ‘’hajvanë’’. Deklarim për të cilin Kurti ishte kritikuar shumë.