Përplasja në gjyq me prokurorin, lirohet avokati Ulian Barjami
Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë pas një përplasje mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka në sallën e gjyqit. Mësohet se kur materialet kanë shkuar për vlerësim në Prokurorinë e Elbasanit, organi i akuzës ka konstatuar se arrestimi është i paligjshëm dhe […] The post Përplasja në gjyq me prokurorin, lirohet avokati Ulian Barjami appeared first on Ditar.al.

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë pas një përplasje mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka në sallën e gjyqit.
Mësohet se kur materialet kanë shkuar për vlerësim në Prokurorinë e Elbasanit, organi i akuzës ka konstatuar se arrestimi është i paligjshëm dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.
Përplasja ndodhi gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë për 14 persona të arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve ishin të armatosur. Ndër të arrestuarit ishte edhe Maksim Suçi (alias Lika), klienti i Barjamit, i cili njihet si mik i Emiljano Shullazit.
Barjami ka kundërshtuar një provë me video, ku sipas tij, klienti nuk shihet duke ushtruar dhunë ndaj policisë, ndërsa procesverbali përshkruante të kundërtën.
Gjatë seancës, avokati Barjami ka kundërshtuar ashpër provat e paraqitura nga prokurori Ceka ndaj klientit të tij, Maksim Suçi, duke i cilësuar si të falsifikuara dhe duke paralajmëruar një kallëzim penal ndaj prokurorit. “Me ty do të merrem personalisht”, mësohet të ketë qenë një nga deklaratat që nxiti reagimin e prokurori
Nga kjo pikë nisi edhe përplasja mes tij dhe prokurorit Ceka, që përfundoi me arrestimin e avokatit një ditë më pas.
The post Përplasja në gjyq me prokurorin, lirohet avokati Ulian Barjami appeared first on Ditar.al.