Grabitet ministrja e Industrisë në Kosovë, “skifterja” një 33 vjeçare
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari është grabitur në shtëpinë e saj. Mësohet se ka qenë mëngjesi i ditës së djeshme rreth orës 07:00 kur një hajdut është futur në shtëpinë e ministres dhe ka marrë disa gjëra me vlerë si dhe 2500 euro. Nuk dihet se si kishte hyrë ky […] The post Grabitet ministrja e Industrisë në Kosovë, “skifterja” një 33 vjeçare appeared first on Ditar.al.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari është grabitur në shtëpinë e saj.
Mësohet se ka qenë mëngjesi i ditës së djeshme rreth orës 07:00 kur një hajdut është futur në shtëpinë e ministres dhe ka marrë disa gjëra me vlerë si dhe 2500 euro.
Nuk dihet se si kishte hyrë ky person në shtëpi por sipas mediave në Kosovë ministrja ishte zgjuar dhe ishte përballur me të, megjithatë grabitësi ishte zhdukur para syve të saj.
Menjëherë Hajdari bëri një denoncim në polici ku ditën e sotme u arrestua si autore një 33 vjeçare.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, njoftoi policia.
Raportohet se në banesën e ministres Hajdari u grabitën 2.500 euro dhe sende të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.
The post Grabitet ministrja e Industrisë në Kosovë, “skifterja” një 33 vjeçare appeared first on Ditar.al.