“Rama ka axhendë personale ndaj Kosovës”, Gazment Bardhi komenton fjalimin e kryeministrit: S’tha asnjë fjalë kundër Serbisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke qenë se ai është i përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi. Bardhi thotë se në fjalimin që zgjati më shumë se 1 orë, Rama nuk tha asnjë fjalë kundër Serbisë por kishte […] The post “Rama ka axhendë personale ndaj Kosovës”, Gazment Bardhi komenton fjalimin e kryeministrit: S’tha asnjë fjalë kundër Serbisë appeared first on Ditar.al.

“Rama ka axhendë personale ndaj Kosovës”, Gazment Bardhi komenton fjalimin e kryeministrit: S’tha asnjë fjalë kundër Serbisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke qenë se ai është i përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Bardhi thotë se në fjalimin që zgjati më shumë se 1 orë, Rama nuk tha asnjë fjalë kundër Serbisë por kishte vetëm mllef ndaj opozitës dhe Kosovës, si tentativë për të nxitur përçarje iracionale të faktorit politik në Kosovë.

Sipas Bardhit, Rama zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.

REAGIMI I BARDHIT:

E paimagjinueshme!

Seanca e sotme ishte për të dënuar sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës. Edi Rama në një orë fjalim, asnjë fjalë kundër Serbisë, asnjë reflektim ndaj qëndrimeve të tij kundër interesit kombëtar, por vetëm mllef ndaj opozitës, Kosovës, institucioneve legjitime të Kosovës dhe tentativë për të nxitur përçarje iracionale të faktorit politik në Kosovë.

Fatmirësisht, Kuvendi i Shqipërisë nuk ra në kurthin e tij të përçarjes për çështjet me interes kombëtar, por ka gjetur dakordësinë për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe për t’u distancuar nga qëndrimi personal i Edi Ramës kundër Kosovës, siç opozita kërkonte prej 2 javëve. Pas përpëlitjes 2 javore PS u tërhoq dhe Kuvendi i Shqipërisë është unifikuar me të gjithë faktorin politik në Kosovë, duke bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar për të.

Kjo shpjegon mllefin ndaj opozitës në Shqipëri, por nuk justifikon dot mungesën e reflektimit që edhe qeveria e Shqipërisë të unifikohet në qëndrime me qeverinë e Kosovës. Në vend të unifikimit dhe mbështetjes ndaj Kosovës, Edi Rama edhe sot zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.

The post “Rama ka axhendë personale ndaj Kosovës”, Gazment Bardhi komenton fjalimin e kryeministrit: S’tha asnjë fjalë kundër Serbisë appeared first on Ditar.al.