Po kthehej nga puna si kamerier, “Porsche” përplas për vdekje 17 vjeçarin në Vlorë
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës , ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj. Ky i fundit po kthehej me motomjet nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se lëvizte me […] The post Po kthehej nga puna si kamerier, “Porsche” përplas për vdekje 17 vjeçarin në Vlorë appeared first on Ditar.al.
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës , ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj. Ky i fundit po kthehej me motomjet nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë, ndërsa drejtuesi mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur.
Për shkak të goditjes së fortë, mësohet se trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Ndërkohë gjyshi i 17-vjeçarit ka deklaruar për mediat se familjarët kanë 8 orë që presin në morg, dhe se deri më tani nuk është paraqitur as mjeku ligjor dhe as prokurori.
“Unë jam gjyshi i të ndjerit. Djali i vajzës time u aksidentua mbrëmë në orën 12 të natës dhe u soll në morgun e spitalit të Vlorës. Kemi rreth 8 orë këtu dhe nuk vjen asnjë mjek për të bërë veprimet e nevojshme. Nuk e dimë çfarë shteti është ky, shtet që nuk punon. Rrinë 30 policë këtu e askush nuk merr asnjë masë për mjekun ligjor. Të vij unë e të marr kufomën pa ekspertizë? Një makinë ma vrau djalin me 220 km në orë dhe asnjë polic nuk ishte në vend. Ky nuk është shtet, është turp!”
Pas aksidentit tragjik, drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
The post Po kthehej nga puna si kamerier, “Porsche” përplas për vdekje 17 vjeçarin në Vlorë appeared first on Ditar.al.
