Policët në Gjakovë kontribuojnë në shpëtimin e jetëve edhe përmes dhurimit të gjakut

Policia e Kosovës njofton se pjesëtarë të saj iu bashkuan sot aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, me moton “Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”. Në njoftimin e policisë në Facebook theksohet se kjo u bë me përkushtim dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj komunitetit, në ambientet e

Policët në Gjakovë kontribuojnë në shpëtimin e jetëve edhe përmes dhurimit të gjakut

Policia e Kosovës njofton se pjesëtarë të saj iu bashkuan sot aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, me moton “Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”.

Në njoftimin e policisë në Facebook theksohet se kjo u bë me përkushtim dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj komunitetit, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Pjesëmarrja aktive e policëve në këtë nismë është shprehje e vlerave humane dhe profesionale që udhëheqin institucionin tonë. Gjaku i dhuruar sot mund të jetë shpëtim për ata që përballen me intervenime mjekësore, aksidente apo sëmundje të rënda”, thuhet tutje në njoftim.