Prej 8 ditësh pyjet e Pishporos po shkrumbohen nga flakët, ministria e Mbrojtjes i mban shpresat tek avioni grek
Ka kaluar më shumë se një javë që nga aktivizimi i zjarrit në zonën pyjore të Pishporos dhe ndërkohë që digjet gjithçka, zjarrfikësit nuk po munden dot ta fikin. U deshën të kalonin 7 ditë që të bëhej ndërhyrje nga ajri, edhe ajo me ndihmën e Greqisë e cila dërgoi një avion Canadair dje, pasi […] The post Prej 8 ditësh pyjet e Pishporos po shkrumbohen nga flakët, ministria e Mbrojtjes i mban shpresat tek avioni grek appeared first on Ditar.al.

Ka kaluar më shumë se një javë që nga aktivizimi i zjarrit në zonën pyjore të Pishporos dhe ndërkohë që digjet gjithçka, zjarrfikësit nuk po munden dot ta fikin.
U deshën të kalonin 7 ditë që të bëhej ndërhyrje nga ajri, edhe ajo me ndihmën e Greqisë e cila dërgoi një avion Canadair dje, pasi helikopteri që kanë Forcat Zjarrfikëse shqiptare nuk ngihej dot për shkak se ka periudhën kur duhet të qëndrojë pa u ngritur,
Mësohet se shërbimet zjarrfikëse kanë qëndruar edhe gjatë natës në terren, ndërsa rreeth orës 01:00 të natës, një vatër zjarri e aktivizuar ka rrezikuar një banesë pasi flakët dolën jashtë kontrollit.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse flakët janë neutralizuar ndërsa operacioni do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri.
Aktualisht vatrat e zjarrit janë me internsitet të ulët ndërsa avionët Canadair të dërguar nga shteti grek do të fillojnë ndërhyrjen nga ajri.
Në terren që në orët e para të mëngjesit po operojnë të gjitha forcat operacionale, shërbimet zjarrfikëse, efektivë të forcave të armatosura, punonjës të AdZM, dhe forca mbështetëse të bashkisë.
The post Prej 8 ditësh pyjet e Pishporos po shkrumbohen nga flakët, ministria e Mbrojtjes i mban shpresat tek avioni grek appeared first on Ditar.al.