Rama i drejtohet opozitës: Pse nuk keni bërë një rezolutë për drejtuesit e UÇK-së që janë në Hagë? I keni braktisur dhe s’keni nxjerrë asnjë fjalë goje
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të gjatë të mbajtur në Kuvend gjatë seancës plenare për rezolutën për Kosovën, ka akuzuar opozitën se ka heshtur për ish-drejtuesit e UÇK-së që sot ndodhen në Hagë ku po gjykohen për krime lufte. Ai thotë se nëse Hashim Thaçi dhe tre komandantët e tjerë dënohen, atëherë Kosova […] The post Rama i drejtohet opozitës: Pse nuk keni bërë një rezolutë për drejtuesit e UÇK-së që janë në Hagë? I keni braktisur dhe s’keni nxjerrë asnjë fjalë goje appeared first on Ditar.al.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të gjatë të mbajtur në Kuvend gjatë seancës plenare për rezolutën për Kosovën, ka akuzuar opozitën se ka heshtur për ish-drejtuesit e UÇK-së që sot ndodhen në Hagë ku po gjykohen për krime lufte.
Ai thotë se nëse Hashim Thaçi dhe tre komandantët e tjerë dënohen, atëherë Kosova në të ardhmen mund edhe të akuzohet nga shtete të tjerë se është një shtet që ka lindur nga krimet kundër njerëzimit.
“Ata që e sollën draft rezolutën, që sjellin rregullisht drafte të tilla deri për ta çuar në këmbë nga varri armatën e viktimave të komunizmit. A na e thonë dot pse nuk e kanë sjell deri më sot ndonjë draft rezolutë për ti bërë thirrje botës demokratike të hulumtojë burimin nga rrjedh procesi gjyqësor për Thaçin dhe tre komandantët e tjerë dhe të monitorojë se si po respektohet atë proces parimi shenjtë demokratik i prezumimit të pafajësisë. Unë di ta them pse nuk e ka sjellë dhe s’ka për ta sjellë, ja pse. Ky është kuvendi i një shteti, nuk është bahçja e 7 partive tuaja, i një shteti që ka mjetet në dispozicion për ta ngritur ndërkombëtarisht këtë shqetësim dhe do ta bëjë kurdoherë përballë kujtdo që duhet ta dëgjojë të vërtetën rrëqethëse mbi rrjedhën e këtij procesi.
Po pse se keni nxjerrë njëherë një fjalë gojë, qoftë edhe ta lani për atë dramë që nuk luhet vetëm për Thaçin e luftëtarët e UÇK-së, por mbi pastërtinë e flamurit të Kosovës por edhe për figurën e Kosovës në sytë e botës. A ka mundësi vërtetë të mos e kuptoni se ata të Kosovës e kuptojnë, se nesër Kosova mund t’i ketë shigjeta në fytyrë jo vetëm nga Gjykata e Hagës por nga shtete, jo njëjtë me tonat, të cilët do thonë se Gjykata provoi se ai shtet ka lindur nga krimet kundër njerëzimit. O Zot, vetëm mendimi se mund të dalë Gjykata e Hagës për t’u kthyer në argument për ta ndalur progresin e Kosovës duhet të na lërë pa gjumë. Arsyeja e braktisjes ulëritëse të atyre në Hagë, në fakt si të gjitha arsyet e zvarritjeve të shqiptareve në historinë e tyre është një tjetër sa banale aq edhe koherente. Me gjithë thelbin e qorrbelasë politike që na përndjek, urrejtja e Hashim Thaçit si fitimtar i luftës dhe të fitonte paqen”, tha Rama.
The post Rama i drejtohet opozitës: Pse nuk keni bërë një rezolutë për drejtuesit e UÇK-së që janë në Hagë? I keni braktisur dhe s’keni nxjerrë asnjë fjalë goje appeared first on Ditar.al.