Presidenti i pangopur: 4.2 milionë lekë në muaj nuk i mjaftojnë, si shkelet Kushtetuta me bekimin e Ramës
Në një vend ku pensionistët numërojnë qindarkat për të blerë bukë dhe të rinjtë kërkojnë ikjen si shpëtim, Presidenti Bajram Begaj ka vendosur t’i japë popullit një leksion të ri: për disa njerëz, as 4.2 milionë lekë në muaj nuk mjaftojnë. Për llogari, shqiptari mesatar do duhej të punonte rreth 10 muaj për të marrë […] The post Presidenti i pangopur: 4.2 milionë lekë në muaj nuk i mjaftojnë, si shkelet Kushtetuta me bekimin e Ramës appeared first on Ditar.al.

Në një vend ku pensionistët numërojnë qindarkat për të blerë bukë dhe të rinjtë kërkojnë ikjen si shpëtim, Presidenti Bajram Begaj ka vendosur t’i japë popullit një leksion të ri: për disa njerëz, as 4.2 milionë lekë në muaj nuk mjaftojnë.
Për llogari, shqiptari mesatar do duhej të punonte rreth 10 muaj për të marrë sa një muaj rrogë të Presidentit.
Në një realitet normal, kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme për çdo njeri që ka ndjenjë dinjiteti dhe përgjegjësie publike, por mesa duket, për Presidentin Begaj nuk është.
Ai preferon të shtojë të ardhurat edhe me përfitime të tjera, nga një spital privat turk dhe nga Akademia e Forcave të Armatosura, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën që e ndalon qartësisht ushtrimin e veprimtarive të tjera publike apo private me pagesë.
Kjo do të ishte një ngjarje me pasoja të mëdha në çdo shtet serioz. Por në Shqipëri jo, pasi në vendin tonë Presidenti nuk është në atë karrige për të ruajtur Kushtetutën, por për të ruajtur ekuilibrat e pushtetit që e kanë vendosur aty.
Por nuk mbyllet këtu, pasi djali i tij është punësuar në një kompani sigurimesh që, rastësisht, ka përfituar kontrata nga Presidenca për siguracionet shëndetësore e të automjeteve. Pra, përfitime direkte nga institucioni që drejton babai.
Në çdo shtet tjetër me standarde dmeokratike, kjo do të ishte e mjaftueshme për dorëheqje, por në Shqipëri jo vetëm që dorëheqja nuk mendohet, por nuk ka as shanse për të shkarkuar, pasi atë e mbron vetë kreu i qeverisë.
Bajram Begaj është kthyer në një noter të Edi Ramës, një firmëtar që dekreton çdo kërkesë që i vjen nga Kryeministria, pa patur kurajon të kundërshtojë ato që janë kundër interesit kombëtar.
Ai është kthyer në simbolin më të qartë të asaj që ndodh kur pushteti kërkon një figurë pa shtyllë kurrizore për të qenë në krye të shtetit. Begaj është Presidenti më i panevojshëm që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, sepse nuk ka bërë asgjë përveçse ka firmosur, ka heshtur, dhe ka marrë.
The post Presidenti i pangopur: 4.2 milionë lekë në muaj nuk i mjaftojnë, si shkelet Kushtetuta me bekimin e Ramës appeared first on Ditar.al.