Presidentja Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës
Sot, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se pjesëmarrja e saj në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Tiranë, është dëshmi se Kosova është faktor i rëndësishëm në skenën politike evropiane, përcjell albinfo.ch. “Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë […] The post Presidentja Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës appeared first on Albinfo.

Sot, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se pjesëmarrja e saj në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Tiranë, është dëshmi se Kosova është faktor i rëndësishëm në skenën politike evropiane, përcjell albinfo.ch.
“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë,” ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi se Kosova është pjesë aktive e diskutimeve që prekin sigurinë, paqen dhe zhvillimin e rajonit e më gjerë në Evropë.
Osmani ka ndarë foto duke u përshëndetur me liderën evropianë.
The post Presidentja Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës appeared first on Albinfo.