Pushteti i padukshëm i Ballukut! Gruaja që i dikton heshtjen Edi Ramës
Përgjimet e fundit që kanë dalë, ku përfshihet Evis Berberi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, nuk ekspozojnë vetëm grabitjen e miliona eurove të parave publike, por ato zbulojnë edhe një dimension tjetër të errët të pushtetit: marrëdhënien e tensionuar mes Belinda Ballukut dhe Edi Ramës. Nga përmbajtja e këtyre mesazheve, duket qartë se Balluku jo vetëm […] The post Pushteti i padukshëm i Ballukut! Gruaja që i dikton heshtjen Edi Ramës appeared first on Ditar.al.
Përgjimet e fundit që kanë dalë, ku përfshihet Evis Berberi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, nuk ekspozojnë vetëm grabitjen e miliona eurove të parave publike, por ato zbulojnë edhe një dimension tjetër të errët të pushtetit: marrëdhënien e tensionuar mes Belinda Ballukut dhe Edi Ramës.
Nga përmbajtja e këtyre mesazheve, duket qartë se Balluku jo vetëm nuk ka respekt për kryeministrin, por e përçmon hapur, duke e ironizuar me fjalë fyese e përçmuese si “palloshi i gjatë”. Ky detaj, që mund të tingëllojë si një thashethem banal politik, në fakt tregon shumë për raportin e vërtetë të forcës brenda qeverisë Rama.
Në çdo rast tjetër, një zyrtar i lartë që do të shfaqte përbuzje të tillë ndaj kryeministrit do të ishte larguar menjëherë, si nga qeveria, ashtu edhe nga partia. Por jo Belinda Balluku!
Ajo duket të jetë figura më e paprekshme e kësaj qeverie, një emër që rri i palëkundur përballë çdo stuhie politike apo akuze për korrupsion.
Por, pyetjet që lindin natyrshëm janë: çfarë e detyron Edi Ramën të heshtë? Çfarë force e mban Ballukun në postin e dytë më të rëndësishëm të shtetit, edhe pasi emri i saj është përmendur në përgjime?
A është Belinda Balluku aq e fuqishme sa ta mbajë “peng” Ramën? Apo ndoshta di më shumë sesa duhet për mënyrën si funksionon sistemi i brendshëm i pushtetit socialist?
Një gjë është e sigurt: brenda kësaj qeverie, ka vetëm një person që mund t’i flasë Ramës me përçmim dhe të vazhdojë të mbajë karrigen e saj. Ajo është Belinda Balluku!
Nuk dihet se nga çfarë buron fuqia kaq e madhe e Ballukut, që ia ka dalë t’i mbyllë gojën edhe kryeministrit, me këtë të fundit që as nuk guxon të përgjgijet për këtë çështje, sa e detyroi edhe ambasadorin Gonzato të largohet me shpejtësi kur po i drejtohej një pyetje për zv.kryeministren.
Ajo çfarë po ndodh në qeveri nuk është vetëm një përplasje mes dy njerëzve më të pushtetshëm të vendit, por një realitet që tregon si funksionon pushteti në Shqipëri, mes intrigave dhe marrëdhënieve të fshehta.
Nëse për çdo çështje kanë qenë të shumta deklaratat, heshtja e Ramës në këtë moment tregon dobësinë e tij përballë Ballukut.
Sot, për Ramën ajo nuk është më “bela”, por një bela’!
The post Pushteti i padukshëm i Ballukut! Gruaja që i dikton heshtjen Edi Ramës appeared first on Ditar.al.
