Rama i kërkon Gjykatës Kushtetuese të lirojë Veliajn

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në podcastin e tij 5 kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen këtë të diel në 5 bashki të vendit. Por, para se të niste bisedën me ta, ai është ndalur sërish te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, që e la në […] The post Rama i kërkon Gjykatës Kushtetuese të lirojë Veliajn appeared first on Ditar.al.

Rama i kërkon Gjykatës Kushtetuese të lirojë Veliajn

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në podcastin e tij 5 kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen këtë të diel në 5 bashki të vendit.

Por, para se të niste bisedën me ta, ai është ndalur sërish te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, që e la në detyrë pavarësisht se Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave e shkarkoi.

Ai tha se pas këtij vendimi, mbajtja në burg e Veliajt është një skandal, ndaj Kushtetuesja duhet ta lirojë kur t’i vijë kërkesa e kryebashkiakut për ndryshim të masës së sigurisë, duke e gjykuar në gjendje të lirë.

“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua t’i rinënvizoj. Siç duket dhe nuk është hera e parë që duket për ata që duan të shohin, unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet.

Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027 jemi përballë një disporporcioni të dyfishtë, mbajtja e tij në qeli në dëm të qytetarëve për t’u shërbyer nga i drejti. Së treti vjen logjikisht.

Më duket se është normale që Kushtetuesja kur të gjykojë masën ta lirojë dhe gjykimi të vijojë në liri. Çfarëdo është thënë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë një trup ka kokë. Kryeqyteti ka nevojë për të zgjedhurin e  vet në krye. Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi absurd, kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim. Ky është skandal në vetvete”, tha Rama.

The post Rama i kërkon Gjykatës Kushtetuese të lirojë Veliajn appeared first on Ditar.al.