Krim i rëndë në Kosovë, dy vëllezër vriten nga dhëndri i familjes

Një krim i rëndë është regjistruar këtë të enjte në Malishevë të Kosovës. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se dy vëllezërit, Driton Morina dhe Naim Morina kanë mbetur të vrarë me armë zjarri, ndërsa paraprakisht dyshohet se ata janë qëlluar nga dhëndri i familjes, Astrit Isufi. Ky i fundit, pas krimit të rëndë është […] The post Krim i rëndë në Kosovë, dy vëllezër vriten nga dhëndri i familjes appeared first on Ditar.al.

Krim i rëndë në Kosovë, dy vëllezër vriten nga dhëndri i familjes

Një krim i rëndë është regjistruar këtë të enjte në Malishevë të Kosovës. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se dy vëllezërit, Driton Morina dhe Naim Morina kanë mbetur të vrarë me armë zjarri, ndërsa paraprakisht dyshohet se ata janë qëlluar nga dhëndri i familjes, Astrit Isufi.

Ky i fundit, pas krimit të rëndë është arratisur, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra është gjetur në vendngjarje. Prokurori dhe njësitet e nevojshme policore janë në vendngjarje.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha një zyrtar i policisë në Kosovë.

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Deri tani nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi të rëndë.

The post Krim i rëndë në Kosovë, dy vëllezër vriten nga dhëndri i familjes appeared first on Ditar.al.