Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro, prangosen 4 persona
Një shpërthim ka ndodhur pranë Ambasadës Iraelite në Qipro rreth orës 01:37 të ditës së sotme. Sipas informacioneve të mediave vendase, rreth 30 metra larg ambasadës u gjet një copë e vogël metali, e cila kishte një sasi të vogël materiali piroteknik që kishte shpërthyer por nuk kishte shkaktuar dëme. Policia dhe ekspertët e eksplozivëve shkuan direkt […] The post Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro, prangosen 4 persona appeared first on Ditar.al.

Një shpërthim ka ndodhur pranë Ambasadës Iraelite në Qipro rreth orës 01:37 të ditës së sotme.
Sipas informacioneve të mediave vendase, rreth 30 metra larg ambasadës u gjet një copë e vogël metali, e cila kishte një sasi të vogël materiali piroteknik që kishte shpërthyer por nuk kishte shkaktuar dëme.
Policia dhe ekspertët e eksplozivëve shkuan direkt në vendngjarje.
Dy persona u panë duke ecur në mënyrë të dyshimtë në zonë, ndërsa një makinë u pa aty pranë me dy persona brenda. Brenda makinës policia gjeti dy thika dhe një çekiç, si pasojë e të cilave pronari i saj 21-vjeçar u arrestua për armëmbajtje.
Të katër, të moshës nga 17 deri në 21 vjeç, u dërguan në zyrat e CID për pyetje të mëtejshme. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes ndërkohë që po kryhen kërkimet në zonë.
The post Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro, prangosen 4 persona appeared first on Ditar.al.