Rama shpërblen ish-ministrin e Vetëvendosjes që i doli kundër Kurtit, e emëron drejtor të Portit të Durrësit

Ish-ministri i Mjedisit dhe ndër themeluesit e Lëvizjës Vetëvendosje, Liburn Aliu është emëruar drejtor i ri i Portit të Durrësit. Lajmin bëhet me dije nga burime për mediat, ku Aliu, i cili dha dorëheqjen në gusht si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit […] The post Rama shpërblen ish-ministrin e Vetëvendosjes që i doli kundër Kurtit, e emëron drejtor të Portit të Durrësit appeared first on Ditar.al.

Rama shpërblen ish-ministrin e Vetëvendosjes që i doli kundër Kurtit, e emëron drejtor të Portit të Durrësit

Ish-ministri i Mjedisit dhe ndër themeluesit e Lëvizjës Vetëvendosje, Liburn Aliu është emëruar drejtor i ri i Portit të Durrësit.

Lajmin bëhet me dije nga burime për mediat, ku Aliu, i cili dha dorëheqjen në gusht si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, është caktuar në krye të Portit të Durrësit.

Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku.

Ky vendim vjen teksa marrëdhëniet mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Kosovës nuk kanë qenë fort të mira. Megjithatë kreu i qeverisë shqiptare ka vendosur që të shpërblejë Liburn Aliun, duke i dhënë postin e rëndësishëm.

Ndërkohë, Kreshnik Bajraktari që aktualisht drejton Portin e Durrësit pritet t’i besohet drejtimi i DPSHTRR.

The post Rama shpërblen ish-ministrin e Vetëvendosjes që i doli kundër Kurtit, e emëron drejtor të Portit të Durrësit appeared first on Ditar.al.