Ruzhdi Shehu me pamje të punëve të kryera në Junik uron “Gllogjanin për koalicionin VV-AAK”

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidat i LDK-së, për kryetar në balotazhin e 9 nëntorit, Ruzhdi Shehu, ka ironizuar pas koalicionit të lidhur me VV’së dhe AAK’së në Junik, duke thënë se humbja e këtyre dy partive nuk do të jetë “për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet […]

Ruzhdi Shehu me pamje të punëve të kryera në Junik uron “Gllogjanin për koalicionin VV-AAK”

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidat i LDK-së, për kryetar në balotazhin e 9 nëntorit, Ruzhdi Shehu, ka ironizuar pas koalicionit të lidhur me VV’së dhe AAK’së në Junik, duke thënë se humbja e këtyre dy partive nuk do të jetë “për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota”.

Ai ka publikuar disa pamje nga asfaltimi i disa rrugëve.

“Sot kemi vazhduar me asfaltimin e rrugëve në lagjen Goqaj. Po ashtu kemi zhvilluar disa punime edhe në rrugën e Bjeshkës. Shfrytëzojmë rastin të urojmë Gllogjanin për koalicionin e arritur në mes të VV dhe AAK në Junik. Në këtë mënyrë me 9 nëntor humbja e tyre nuk do të jetë për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota. Koalicioni ynë është me qytetarët e Junikut. Prandaj ne do të vazhdojmë me punën dhe projektet për të mirën e Junikut”, ka shkruar Shehu.