SBASHK merr pjesë në Konferencën Botërore mbi Inteligjencën Artificiale

Një delegacion i SBASHK-ut, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm Ymer Ymeri dhe Nënkryetarja Vjollca Shala, po merr pjesë në Konferencën Botërore mbi Inteligjencën Artificiale, e cila po zhvillohet në Bruksel. Konferenca, me temën qendrore “Formësimi i së ardhmes sonë: Sindikatat e arsimit udhëheqin për një inteligjencë artificiale të përqendruar te njeriu”, bashkon përfaqësues nga

SBASHK merr pjesë në Konferencën Botërore mbi Inteligjencën Artificiale
SBASHK merr pjesë në Konferencën Botërore mbi Inteligjencën Artificiale

SBASHK merr pjesë në Konferencën Botërore mbi Inteligjencën Artificiale

Një delegacion i SBASHK-ut, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm Ymer Ymeri dhe Nënkryetarja Vjollca Shala, po merr pjesë në Konferencën Botërore mbi Inteligjencën Artificiale, e cila po zhvillohet në Bruksel.

Konferenca, me temën qendrore “Formësimi i së ardhmes sonë: Sindikatat e arsimit udhëheqin për një inteligjencë artificiale të përqendruar te njeriu”, bashkon përfaqësues nga sindikatat e arsimit, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për të diskutuar ndikimin e inteligjencës artificiale në arsim dhe rolin e sindikatave në këtë proces.

Hapjen e konferencës e bëri Kryetari i Edukimit Ndërkombëtar (EI), Magwena Maluleke, ndërsa fjalë përshëndetëse mbajtën edhe Kryetari i ETUCE-s, John MacGabhann, dhe Kryetarja e AFT-së, Randi Weingarten. Gjatë punimeve u diskutua mbi: integrimin e inteligjencës artificiale në arsimin publik; mjetet dhe politikat që garantojnë përdorim etik, të sigurt dhe të drejtë të IA-së; mbështetjen e mësimdhënësve dhe nxënësve për të zhvilluar shkathtësi kritike ndaj teknologjive të reja; rolin e sindikatave në hartimin e kornizave dhe politikave të shkrim-leximit digjital dhe të IA-së.

Delegacioni i SBASHK-ut takoi përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë udhëheqës të EI-së, ETUCE-së dhe AFT-së, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mbi sfidat dhe mundësitë që sjell inteligjenca artificiale në arsim. SBASHK vlerëson se pjesëmarrja në këtë konferencë është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të një qasjeje moderne dhe të përqendruar te mësimdhënësi dhe nxënësi, duke mbrojtur standardet profesionale dhe të drejtat e punëtorëve të arsimit në epokën digjitale.