Seanca e ish-krerëve të UÇK-së më 28 Nëntor, Hoxhaj: Mungesë respekti për sakrificën tonë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas mbajtjes së seancës përgatitore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së pikërisht sot, në Ditën e Flamurit. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e ka quajtur vendimin për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor si të padrejtë dhe mungesë respekti ndaj


Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas mbajtjes së seancës përgatitore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së pikërisht sot, në Ditën e Flamurit.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e ka quajtur vendimin për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor si të padrejtë dhe mungesë respekti ndaj shqiptarëve.
“Edhe këtë 28 Nëntor po përballemi me të njëjtën padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Mbajtja e seancës sot, në ditën më të shenjtë të shqiptarëve, tregon mungesë respekti për historinë dhe sakrificën tone”, shkroi ai.
Më tej, Hoxhaj theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë udhëheqës të lirisë.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Hashimi, Kadriu, Rexhepi e Jakupi, janë udhëheqës të lirisë. Kosova e di të vërtetën e tyre. Derisa ata të kthehen të lirë, festa mbetet e paplotë”, shkroi Hoxhaj.

