SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit/ Teherani paralajmëron për pasoja: Do mbrohemi kundër këtij agresioni

IRAN- Irani tha se sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore janë “shkelje e rëndë” e Kartës së OKB-së, të drejtës ndërkombëtare dhe Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Kryediplomati iranian, Abbas Araqchi, tha se zhvillimet e mëngjesit të sotëm ishin “tronditëse”, duke e paralajmëruar SHBA-në për pasoja. “Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat e saj [...]Read More...

SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit/ Teherani paralajmëron për pasoja: Do mbrohemi kundër këtij agresioni

IRAN- Irani tha se sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore janë “shkelje e rëndë” e Kartës së OKB-së, të drejtës ndërkombëtare dhe Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Kryediplomati iranian, Abbas Araqchi, tha se zhvillimet e mëngjesit të sotëm ishin “tronditëse”, duke e paralajmëruar SHBA-në për pasoja.

“Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat e saj që lejojnë reagim të ligjshëm në vetëmbrojtje, Irani rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e vet”, shkroi ai në X.

Ministria e Jashtme e Iranit tha se Shtetet e Bashkuara kishin nisur “një luftë të rrezikshme” kundër Teheranit duke sulmuar objektet bërthamore të vendit. “Republika Islamike rezervon të drejtën për t’u mbrojtur nga agresioni i SHBA-së me të gjitha fuqitë e saj.”/abcnews.al