Shmanget tragjedia në koncert/ Lady Gaga do performonte në Brazil, autoritetet alarm për bombë
Një sulm me bombë u parandalua në koncertin e Lady Gaga në Brazil, ku u mblodhën mbi 2 milionë njerëz. Sipas autoriteteve braziliane, sulmi u organizua nga një grup që promovonte gjuhën e urrejtjes dhe radikalizimin e adoleshentëve, duke përfshirë vetëlëndimin dhe përmbajtjen e dhunshme si një formë të përkatësisë shoqërore. Për koncertin u mobiluzuan [...]Read More...

Një sulm me bombë u parandalua në koncertin e Lady Gaga në Brazil, ku u mblodhën mbi 2 milionë njerëz.
Sipas autoriteteve braziliane, sulmi u organizua nga një grup që promovonte gjuhën e urrejtjes dhe radikalizimin e adoleshentëve, duke përfshirë vetëlëndimin dhe përmbajtjen e dhunshme si një formë të përkatësisë shoqërore.
Për koncertin u mobiluzuan 5000 oficerë policie në detyrë dhe pjesëmarrës që duhej të kalonin nëpër detektorë metalesh. Autoritetet përdorën gjithashtu dronë dhe kamera për të ruajtur rendin.
Koncerti I yllit të muzikës pop u mbaj në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro dhe ishte falas për qytetarët.
Shfaqja u pagua nga qyteti në një përpjekje për të rigjallëruar ekonominë e Rios. Pritshmëritë janë që ngjarja të sjell të paktën 100 milionë dollarë përfitime për ekonominë locale.
Performanca eishte pjesë e një turneu promovues për albumin e tetë të Lady Gaga-s, Mayhem, këngët e të cilit përfshijnë Abracadabra dhe Die With a Smile.
Lady Gaga nuk është personi i parë që ka mbajtur një koncert falas në Rio. Madonna dha një koncert në plazhin Copacabana në maj 2024, i cili u pagua gjithashtu nga qyteti.