SPAK merr nën hetim Belinda Ballukun
Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim zv.kryeministren dhe njëherazi Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun. Ajo po hetohet për veprën: shkelja e barazisë në tendera. Burime për News24 bëjnë me dije se numri dy i qeverisë Rama është thirrur ditën e hënë për tu paraqitur në SPAK, mbi bazën e një shkresë që […] The post SPAK merr nën hetim Belinda Ballukun appeared first on Ditar.al.
Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim zv.kryeministren dhe njëherazi Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun. Ajo po hetohet për veprën: shkelja e barazisë në tendera.
Burime për News24 bëjnë me dije se numri dy i qeverisë Rama është thirrur ditën e hënë për tu paraqitur në SPAK, mbi bazën e një shkresë që mban firmën e prokurorit të posaçëm, Dritan Prençi. Kjo fletëthirrje i është dërguar Ballukut në Ministrinë që ajo drejton.
Raportohet se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj. Konkretisht, kontrollet janë ushtruar në banesat e dy bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë.
Po ashtu SPAK i ka kërkuar Ballukut që të paraqitet me një avokat më datë 27 tetor, edhe pse nuk dihet nëse zv.kryeministrja do ti përgjigjet thirrjes, pasi raportohet se ajo do të jetë një aktivitet. Kërkesa për tu paraqitur me avokat ngre dyshime se Ballukut do t’i komunikohet akuzë.
SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.
Vlen të përmendim se disa prej të besuarve të saj, janë arrestuar ose marrë të pandehur nga SPAK.
Kujtojmë këtu, Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së dhe një nga personat e saj më të afërt, do të arrestohej me urdhër të SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme zbuloi abuzimet dhe korrupsionin në institucionin që ai drejtonte.
Ndërkohë Ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, është nën hetim nga SPAK. Edhe kreu aktual i ARRSH, Gentjan Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.
Belinda Balluku është një nga personat më të afërt të Ramës, i cili i ka besuar postin e zv.kryeministres, por edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Belinda Balluku qëndron në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Ndërkohë ajo ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate, ndërsa ka pasur akuza të shumta ndaj saj për përdorimin e administratës në shërbim të partisë.
Më herët edhe PD deklaroi se Balluku ishte thirrur në SPAK ditën e hënë, por ministrja kishte sajuar një aktivitet që të mos paraqitej.
The post SPAK merr nën hetim Belinda Ballukun appeared first on Ditar.al.
