Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen Veliaj, avokatët e kryebashkiakut nuk paraqiten në GJKKO për shkak të bojkotit
Këtë të martë, pritej që të mbahej seanca paraprake për çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë. Por kjo seancë u shty sërish për shkak të bojkotit 5 ditor nga ana e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë në shenjë proteste ndaj arrestimit të avokatit Ulian […] The post Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen Veliaj, avokatët e kryebashkiakut nuk paraqiten në GJKKO për shkak të bojkotit appeared first on Ditar.al.

Këtë të martë, pritej që të mbahej seanca paraprake për çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë.
Por kjo seancë u shty sërish për shkak të bojkotit 5 ditor nga ana e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë në shenjë proteste ndaj arrestimit të avokatit Ulian Bajrami. Raportohet se avokatët e Veliajt nuk u paraqitën sot në GJKKO ku do të vendosej për kalimin ose jo të çështjes. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 28 tetor, ora 10:00.
Ndërkohë edhe seanca e kaluar e parashikuar të mbahej më 10 tetor, u shty për shkak të bojkotit të avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Erion Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, fshehje pasurie, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara dhe shpërdorim detyre.
Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehja e të ardhurave.
Pjesë e dosjes “Veliaj” janë edhe 28 persona e shoqëri, mes tyre edhe socialistja Klotilda Bushka, e cila akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” si dhe biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Mirton Lika.
The post Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen Veliaj, avokatët e kryebashkiakut nuk paraqiten në GJKKO për shkak të bojkotit appeared first on Ditar.al.