Shumica parlamentare afër sigurimit të Badenterit, cilët deputetë janë në lojë

Shumica parlamentare VMRO-DPMNE dhe VLEN janë një hap më afër sigurimit të shumicës së Badenterit, pasi deputeti Ilir Demiri, deri tani pjesë e grupit parlamentar të Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI, zyrtarisht e informoi kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, se do të veprojë si i pavarur, shkruan e përditshmja “Veçer”. Po ashtu siç thuhet […] The post Shumica parlamentare afër sigurimit të Badenterit, cilët deputetë janë në lojë appeared first on InfoShqip.com.

Shumica parlamentare afër sigurimit të Badenterit, cilët deputetë janë në lojë

Shumica parlamentare VMRO-DPMNE dhe VLEN janë një hap më afër sigurimit të shumicës së Badenterit, pasi deputeti Ilir Demiri, deri tani pjesë e grupit parlamentar të Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI, zyrtarisht e informoi kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, se do të veprojë si i pavarur, shkruan e përditshmja “Veçer”.

Po ashtu siç thuhet “dalja e Demirit nga Aleanca për Shqiptarët(ASH), e cila paraprakisht vendosi të veprojë e vetme, si dhe nga grupi i Frontit Evropian, i ripozicionoi raportet parlamentare dhe e intensifikoi dinamikën për formimin e shumicës së re.”

Demiri, ish-ministër i Shëndetësisë dhe infektolog, me këtë veprim e afron shumicën parlamentare më pranë numrit prej 20 deputetësh nga komunitetet jo-shumicë, sa kërkohen për shumicën e Badenterit.

Sipas burimeve nga shumica për gazetën “Veçer”, tashmë llogaritet në mbështetjen e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, dhe deputetit të Partisë Demokratike të Turqve, Bejxhan Iljaz, ndërsa në fazë finale janë bisedimet edhe me Sali Muratin nga Lëvizja e Turqve. Nëse përfshihen këta katër deputetë, shumicës do t’i mungonin edhe vetëm dy deputetë jo-shumicë për të arritur kuotën prej 20.

Paralelisht, partnerët e koalicionit “VLEN” zhvillojnë bisedime për plotësimin e vendeve të lëna bosh pas zgjedhjes së Izet Mexhitit kryetar i Komunës së Çairit – postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit Jetësor.

Nga “VLEN” kërkojnë që Bekim Sali të jetë zëvendëskryeministër i parë, ndërsa si kandidatë për ministër të Mjedisit përmenden Muhamed Hoxha.

Kryeministri Hristijan Mickoski, megjithatë, insiston që zëvendëskryeministri i ri nga radhët e “VLEN” të ketë edhe një resor shtesë, sipas modelit të deritanishëm.

Shumica e Badenterit vlerësohet si kusht kyç për miratimin e reformave në drejtësi dhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale, si dhe për ligjet sistemike për organizimin e administratës shtetërore. Pa mbështetjen e të paktën 20 deputetëve nga komunitetet jo-shumicë nga 39 sa janë, këto paketa reformuese mbeten të bllokuara./INA/

The post Shumica parlamentare afër sigurimit të Badenterit, cilët deputetë janë në lojë appeared first on InfoShqip.com.