Si të flini më mirë gjatë vjeshtës: Këshilla praktike për jetën e përditshme
Me ardhjen e vjeshtës dhe rritjen e çmimeve të energjisë, shumë familje po shtyjnë ndezjen e ngrohjes sa më gjatë. Por netët më të ftohta shpesh e bëjnë më të vështirë gjumin — në fillim ndihesh i ftohtë, ndërsa më vonë zgjohemi duke u djersitur. Ekspertja e gjumit, Phoebe Street, dhe Dr. Gareth Nye, ligjërues […] The post Si të flini më mirë gjatë vjeshtës: Këshilla praktike për jetën e përditshme appeared first on Sinjali.
Me ardhjen e vjeshtës dhe rritjen e çmimeve të energjisë, shumë familje po shtyjnë ndezjen e ngrohjes sa më gjatë. Por netët më të ftohta shpesh e bëjnë më të vështirë gjumin — në fillim ndihesh i ftohtë, ndërsa më vonë zgjohemi duke u djersitur.
Ekspertja e gjumit, Phoebe Street, dhe Dr. Gareth Nye, ligjërues në Universitetin e Salford, shpjegojnë pse ndryshimet sezonale e prishin gjumin dhe japin disa këshilla të bazuara në shkencë për të fjetur më mirë gjatë vjeshtës.
Pse vjeshta ndikon në gjumin tonë?
Sipas Dr. Nye: “Ditët më të shkurtra dhe mungesa e dritës gjatë vjeshtës dhe dimrit ndikojnë te gjumi, ritmi biologjik dhe prodhimi i melatoninës — hormonit që i tregon trupit të flejë. Kur zgjohemi ende në errësirë, trupi ynë përpiqet të përshtatet, prandaj ndihemi më të lodhur gjatë ditës”.
Ai shton: “Temperaturat e ftohta ndihmojnë për gjumë më të mirë, por uljet e papritura të temperaturës mund të shqetësojnë trupin duke shkaktuar dridhje”.
Gjendja shpirtërore gjithashtu ka rol: “Mungesa e gjumit ndikon te humori, por edhe humori i ulët mund të prishë gjumin. Depresioni sezonal lidhet pjesërisht me mungesën e diellit, e cila ul serotoninën dhe vitaminën D”.
Ekspertët ndajnë disa këshilla që ju ndihmojnë ta përshtatni trupin për të fjetur gjatë kësaj periudhe:
Mbani duart dhe këmbët ngrohtë
Duart dhe këmbët ndihmojnë trupin të rregullojë temperaturën. Kur janë të ftohta, bëhet më e vështirë të relaksoheni dhe të flini.
Këshilla: Vishni çorape, përdorni një shishe me ujë të ngrohtë në fund të shtratit ose fërkoni duart për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Ngrohni shtratin, jo dhomën
Dhoma më e ftohtë ndihmon gjumin — temperatura ideale është 16–18°C.
Këshilla: Përdorni një shishe me ujë të ngrohtë ose batanije elektrike për disa minuta para se të shkoni në shtrat, për të ngrohur çarçafët pa e mbinxehur dhomën.
Evitoni përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë natës
Dritat artificiale dhe ekranet pengojnë prodhimin e melatoninës dhe mund të prishin ritmin e trupit.
Këshilla: Shmangni telefonin dhe televizorin një orë para gjumit, përdorni ndriçim të butë në mbrëmje dhe përpiquni të merrni dritë natyrale në mëngjes.
Vishuni me shtresa të lehta
Një batanije shumë e trashë mund t’ju ngrohë në fillim, por më vonë shkakton djersitje dhe ftohje të shpejtë.
Këshilla: Përdorni disa shtresa të lehta që mund t’i hiqni ose shtoni gjatë natës. Kombinimi i një jorgani të hollë dhe një batanije frymëmarrëse është ideal.
Zgjidhni çarçafë dhe batanije natyrale
Materialet sintetike mbajnë nxehtësi dhe lagështinë, duke prishur gjumin.
Zgjidhje: Zgjidhni materiale natyrale, si bambu apo pambuk, që lejojnë ajrosje, thithin djersën dhe ju mbajnë rehat gjatë gjithë natës.
Zgjidhni pizhame të përshtatshme
Pizhame të trasha ose sintetike mbajnë djersë dhe nxehtësi të tepërt.
Këshilla: Pizhame prej bambuje ose pambuku, të lehta dhe me mëngë të gjata, do t’ju mbajnë ngrohtë pa ju mbinxehur.
Bëni një dush të ngrohtë (jo të nxehtë) para gjumit
Një dush i ngrohtë ngroh trupin, dhe më pas kur ftohet pak, sinjalizon trurit se është koha për gjumë. Kjo ndihmon të flini më shpejt dhe më rehat.
Mbani lagështinë nën kontroll
Lagështia e lartë nga tharja e rrobave brenda ose moti i lagësht e bën dhomën më të ftohtë.
Këshilla: Mbani pak hapur një dritare për ajrosje për të ulur lagështinë dhe për të mbajtur dhomën më të ngrohtë dhe rehat.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Si të flini më mirë gjatë vjeshtës: Këshilla praktike për jetën e përditshme appeared first on Sinjali.
