Smajl Latifi: Kemi vazhdimisht probleme me përmbaruesin, është absurde të merren të hyrat komunale, vetanake

Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi kishte problemin e buxhetit, ku përmbaruesi ia ka marrë mjejtet e komunsë. Latifi në “Adresa” tha se me përmbaruesin kanë probleme vazhdimisht.  Ai tha se këtë vit, përmbaruesi ua ka marrë rreth 3 milion euro në të gjitha kategoritë ekonomike, investime kapitale, mallra e shërbime, shkruan Gazeta 10. Përveç

Smajl Latifi: Kemi vazhdimisht probleme me përmbaruesin, është absurde të merren të hyrat komunale, vetanake
Smajl Latifi: Kemi vazhdimisht probleme me përmbaruesin, është absurde të merren të hyrat komunale, vetanake

Smajl Latifi: Kemi vazhdimisht probleme me përmbaruesin, është absurde të merren të hyrat komunale, vetanake

Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi kishte problemin e buxhetit, ku përmbaruesi ia ka marrë mjejtet e komunsë. Latifi në “Adresa” tha se me përmbaruesin kanë probleme vazhdimisht. 

Ai tha se këtë vit, përmbaruesi ua ka marrë rreth 3 milion euro në të gjitha kategoritë ekonomike, investime kapitale, mallra e shërbime, shkruan Gazeta 10.

Përveç kësaj, Latifi tha se javën e kaluar, ia kanë marrë edhe të hyrat komunale, apo ato vetanake rreth 180 mijë euro. Ai tha se Rahoveci nuk ka probleme me pagesat e energjisë elektrike apo pagesa themelore, por nuk është e drejtë të merren të hyrat komunale.

“Me thesarin, me përmbaruesin kemi probleme vazhdimisht. Edhe këtë vit na janë marrë rreth 3 milion euro, në të gjitha kategoritë ekonomike, në investime kapitale, mallra, shërbime, subvencione. Edhe para 4-5 ditësh janë marrë 178 mijë euro që janë tërësisht të hyra komunale, të hyra vetanake dhe faturat kanë qenë në pritje për shlyerjen e detyrimeve ndaj operatorëve.  E ato na janë marë dhe natyrisht që kemi vështirësi. Ne nuk kemi vështirësi për pagesën e energjisë elektrike apo për disa pagesa për nevoja themelore për shkak të stines ku jemi, por të merren nga një komunë relativisht e vogël siç jemi ne, nga thesari diku rreth 3 milion euro brenda një viti është shumë e madhe, është shumë e cila padyshim që ndikon në ecurinë e të gjitha punëve, qoftë investime kapitale, qoftë mallra shërbime, qoftë subvencione”, shtoi tutje Latifi./Gazeta10