SONDAZHI/ Florjan Binajt i mjaftojnë pak javë për të fituar besimin e qytetarëve, “kokë më kokë” me Manastirliun
Atë që opozita nuk arriti ta bëjë dot me kandidatë politikë në 3 zgjedhjet e fundit lokale, duket se po arrin ta bëjë i vetëm Florjan Binaj. Kandidati i pavarur i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur nga partitë opozitare, ka arritur që në shumë pak kohë të fitojë besimin e qytetarëve të Tiranës, dhe këtë […] The post SONDAZHI/ Florjan Binajt i mjaftojnë pak javë për të fituar besimin e qytetarëve, “kokë më kokë” me Manastirliun appeared first on Ditar.al.
Atë që opozita nuk arriti ta bëjë dot me kandidatë politikë në 3 zgjedhjet e fundit lokale, duket se po arrin ta bëjë i vetëm Florjan Binaj.
Kandidati i pavarur i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur nga partitë opozitare, ka arritur që në shumë pak kohë të fitojë besimin e qytetarëve të Tiranës, dhe këtë e tregojnë shifrat e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, të publikuara në emisionin “Log” të moderatorit Endri Xhafo.
Rezultatet tregojnë një garë shumë të fortë mes Ogerta Manastirliut dhe Florjan Binajt, pasi ish-ministrja e Ramës merr 44,0% të mbështetjes, me një interval mes 42% dhe 46%.
Ndërkohë, Florjan Binaj rezulton me 42,0%, në një interval nga 40% deri në 44%.
Përsa i përket kandidatëve të tjerë në garë, Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë renditet i treti e 12,5%, ndërsa Marko Dajti (Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar) merr 1,5% të besimit të qytetarëve.
Këto rezultate tregojnë garën e ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë, teksa siç shihet edhe në rezultate, Binaj ka arritur që në shumë pak kohë të marr një pëlqim shumë të madh nga qytetarët.
Ndoshta, kjo është edhe arsyeja përse PS i do t’i mbajë sa më parë zgjedhjet në Tiranë, pasi sa më shumë kalojnë ditët, aq më tepër rritet besimi i qytetarëve te Flori, siç e njohin të gjithë.

The post SONDAZHI/ Florjan Binajt i mjaftojnë pak javë për të fituar besimin e qytetarëve, “kokë më kokë” me Manastirliun appeared first on Ditar.al.
