Sulm me dron në Çernobil
Një shpërthim është dëgjuar gjatë natës në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit, ka njoftuar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) deklaroi se një zjarr filloi pas shpërthimit. Por, personeli i sigurisë u përgjigj brenda pak minutash, shkruan Sky News. Ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima. “Nivelet e rrezatimit [...]Read More...

Një shpërthim është dëgjuar gjatë natës në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit, ka njoftuar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) deklaroi se një zjarr filloi pas shpërthimit.
Por, personeli i sigurisë u përgjigj brenda pak minutash, shkruan Sky News.
Ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima.
“Nivelet e rrezatimit brenda dhe jashtë mbeten normale dhe të qëndrueshme. IAEA vazhdon të monitorojë situatën”, shtoi agjencia.