Sulmi terrorist në Turqi, reagon Rama: Akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër
Kryeministir Edi Rama ka reaguar menjëherë pas sulmit terrorist të ndodhur mëngjesin e sotëm në zemër të Turqisë. Përmes një postimi në platformën X (ish-twitter) Rama shkruan se Shqipëria dënon këtë akt të neveritshëm frikacakësh, teksa më tej thekson se ky sulm terrorist duhet të ndihmojë Evropën që të mbështesë Turqinë në luftën e saj […] The post Sulmi terrorist në Turqi, reagon Rama: Akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministir Edi Rama ka reaguar menjëherë pas sulmit terrorist të ndodhur mëngjesin e sotëm në zemër të Turqisë. Përmes një postimi në platformën X (ish-twitter) Rama shkruan se Shqipëria dënon këtë akt të neveritshëm frikacakësh, teksa më tej thekson se ky sulm terrorist duhet të ndihmojë Evropën që të mbështesë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.
“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, disa shpërthime u regjistruan në Ankara. Në një deklaratë ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya tha se një nga shpërthimet ka ndodhur përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në Ankara.
Ai bëri me dije se dy terroristë janë afruar me automjetin e tyre përpara portës së Drejtorisë ku njëri prej tyre hodhi veten në erë, ndërsa tjetri u neutralizua nga efektivët. Si pasojë, nga ky sulm terrorist mbetën të plagosurdy efektivë policise. Ndërkohë, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar edhe para Ministrisë së Brendshme turke në zemër të Ankarasë në mëngjes.
LEXO EDHE: Përgjaket Turqia, sulme me bombë në pikat kryesore të kreyqytetit, terroristi hedh veten në erë
The post Sulmi terrorist në Turqi, reagon Rama: Akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër appeared first on Newsbomb Albania.