Të hënën seancë e ngarkuar në Kuvend, raportojnë Çela, Dumani, Metani e Bogdani

Një seancë e gjatë pritet të jetë ajo e ditës së hënë në Kuvendin e Shqipërisë. Në nisje të seancës, deputetët do të miratojnë procesverbalin e seancës së kaluar dhe më pas do të nis shqyrtimi I dy projektvendimeve të rëndësishem: Ngritja e Komisionitt të Posacëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pas dakordësisë që […] The post Të hënën seancë e ngarkuar në Kuvend, raportojnë Çela, Dumani, Metani e Bogdani appeared first on Ditar.al.

Të hënën seancë e ngarkuar në Kuvend, raportojnë Çela, Dumani, Metani e Bogdani

Një seancë e gjatë pritet të jetë ajo e ditës së hënë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në nisje të seancës, deputetët do të miratojnë procesverbalin e seancës së kaluar dhe më pas do të nis shqyrtimi I dy projektvendimeve të rëndësishem: Ngritja e Komisionitt të Posacëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pas dakordësisë që u arrit mes palëve këtë javë.

Ndërkohë në rendin e ditën është parashikuar edhe raportimi vjetor I krerëve të institucioneve të drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, do të paraqes gjendjen e kriminalitetit në vend, ndërsa më pas do të raportojë drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Raporte për punën e tyre do të paraqesin gjithashtu Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Ndërkohë marrja nën hetim e zv.kryeministres Belinda Balluku pritet që të shkaktojë debate të shumta në seancën e së hënës.

The post Të hënën seancë e ngarkuar në Kuvend, raportojnë Çela, Dumani, Metani e Bogdani appeared first on Ditar.al.