Tha se Tom Doshi ishte arratisur, Berisha sqaron deklaratën: Gënjeshtër e SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me lajmin që përhapi se kreu i PSD-së, ishte arratisur, ndërsa fshiu postimin pas reagimit të Tom Doshit, i cili publikoi një foto në Facebook ku siç shkruante ai “ishte në mes të Tiranës”. Në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se […] The post Tha se Tom Doshi ishte arratisur, Berisha sqaron deklaratën: Gënjeshtër e SPAK appeared first on Ditar.al.

Tha se Tom Doshi ishte arratisur, Berisha sqaron deklaratën: Gënjeshtër e SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me lajmin që përhapi se kreu i PSD-së, ishte arratisur, ndërsa fshiu postimin pas reagimit të Tom Doshit, i cili publikoi një foto në Facebook ku siç shkruante ai “ishte në mes të Tiranës”.

Në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se informacioni që doli për Tom Doshin ishte nga SPAK, për të cilin tha se nga sot do të quhet “qendra kombëtare e shpifjes”.

Lexo edhe: https://ditar.al/deklarata-e-forte-e-sali-berishes-tom-doshi-eshte-arratisur-sot-do-te-arrestohej-nga-spak-reagon-kreu-i-psd-o-mashtrues-ke-20-vite-qe-shpif-ndaj-meje/

“Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që deri dje është njohur si skapi i partisë do të quhet qendra kombëtare e shpifjes.

Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën se ka prere mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmit vinin se Toma është arratisur. Imagjinoni si i bëjnë hetimet këta, imagjino ju teknikat e hetimit. Prandaj i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjojnë fjalën SPAK, kujtoni qendrën kombëtare të shpifjes. Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve”- u shpreh Berisha.

The post Tha se Tom Doshi ishte arratisur, Berisha sqaron deklaratën: Gënjeshtër e SPAK appeared first on Ditar.al.