Thethi i Shqipërisë ‘pushtohet’ nga turistë të huaj

Thethi është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara turistike si për vizitorët vendas ashtu edhe për ata të huaj. Ky fshat malor ndodhet në veri të Shqipërisë, në zemër të Alpeve Shqiptare, dhe është pjesë e Parkut Kombëtar Theth. Kryeministri Edi Rama publikoi disa fotografi nga një prej atraksioneve natyrore më të njohura […] The post Thethi i Shqipërisë ‘pushtohet’ nga turistë të huaj appeared first on Albinfo.

Thethi i Shqipërisë ‘pushtohet’ nga turistë të huaj

Thethi është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara turistike si për vizitorët vendas ashtu edhe për ata të huaj. Ky fshat malor ndodhet në veri të Shqipërisë, në zemër të Alpeve Shqiptare, dhe është pjesë e Parkut Kombëtar Theth.

Kryeministri Edi Rama publikoi disa fotografi nga një prej atraksioneve natyrore më të njohura të zonës, Syri i Kaltër. Në foto shfaqen turistë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë këtë pikë gjatë ditëve të fundit të muajit maj e fillimit tê qershorit, përcjell albinfo.ch.

Parku Kombëtar i Thethit është një prej zonave më të vizituara gjatë gjithë vitit. Pikat kryesore të interesit për turistët përfshijnë:

Syrin e Kaltër

Vaskat natyrore në Ndërlysë

Ujëvarën dhe kanionin e Grunasit

Shpellën e Arapit

Shtigjet malore si ai Theth-Valbonë dhe Shtegu i Bjeshkëve të NamunaThethi rrethohet nga tre male me lartësi mbi 2,500 metra: Radohima, Sheniku dhe Papluku. Zona ofron jo vetëm bukuri natyrore, por edhe pasuri kulturore dhe historike, që e bëjnë një pikë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri.

The post Thethi i Shqipërisë ‘pushtohet’ nga turistë të huaj appeared first on Albinfo.