Thirrja e Berishës: Të ngrihet populli një minutë e më parë
Ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë ambienteve të Kuvendit i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen sa më parë kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama. Për mediat ish-kryeministri tha se kjo qeveri është e bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen dhe se nuk respekton më asnjë normë dhe parimi insititucional në parlament apo dhe jashtë tij. […] The post Thirrja e Berishës: Të ngrihet populli një minutë e më parë appeared first on Newsbomb Albania.

Ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë ambienteve të Kuvendit i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen sa më parë kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.
Për mediat ish-kryeministri tha se kjo qeveri është e bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen dhe se nuk respekton më asnjë normë dhe parimi insititucional në parlament apo dhe jashtë tij.
Sipas Berishës Rama është armik i të gjithë shqiptarëve dhe këtë e ka treguar me aketet e tij.
“Edi Rama me aktet e tij, me vjedhjet monstruoze që ka bërë, aferat e mëdha që është implikuar, aferën McGonigal dhe lidhjet e tij patologjike me Aleksandër Vuçiç është pra një armik i të gjithë shqiptarëve”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kjo qeveri që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen, nuk respekton më asnjë lloj norme dhe parimi, institucional në parlament apo jashtë tij.
Koha po vjen për një përgjigje të fuqishme popullore, përndryshe unë ju garantoj se demokracia në Shqipëri është në grahmat e fundit të saj.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës, i cili i damkosur dhe i diskredituar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtarë bën gjithçka për të mbajtur pushtetin e tij.
Edi Rama me aktet e tij, me vjedhjet monstruoze që ka bërë, aferat e mëdha që është implikuar, aferën McGonigal dhe lidhjet e tij patologjike me Aleksandër Vuçiç është pra një armik i të gjithë shqiptarëve.
Ndaj dhe jam këtu, për ti bërë thirrje popullit opozitar të ngrihemi një minutë e më parë kundër këtij regjimi, që nuk respekton, por shkelmon çdo ditë, liritë të drejtat e opozitës dhe qytetarëve në tërësi.
The post Thirrja e Berishës: Të ngrihet populli një minutë e më parë appeared first on Newsbomb Albania.