Tonino Picula: Serbia po i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi
Deputeti kroat njëherit përfaqësues në Parlamentin Evropian, Tonino Picula ka folur mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe mbi situatën në Lindjen e Mesme. Picula në N1 të Zagrebit iu referua konflikteve mes Serbisë dhe Kosovës të 24 shtatorit në Banjska, ku u vra një polic kosovar. “Serbia i eksporton problemet […] The post Tonino Picula: Serbia po i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi first appeared on ATV. The post Tonino Picula: Serbia po i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi appeared first on ATV.

Deputeti kroat njëherit përfaqësues në Parlamentin Evropian, Tonino Picula ka folur mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe mbi situatën në Lindjen e Mesme.
Picula në N1 të Zagrebit iu referua konflikteve mes Serbisë dhe Kosovës të 24 shtatorit në Banjska, ku u vra një polic kosovar.
“Serbia i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi në formën e konflikteve. BE nuk mund ta kthejë kokën nga përgjegjësia e presidentit (Aleksandar) Vuçiq dhe regjimit të tij për gjithçka që po ndodh jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë”, shtoi Picula.
Ndryshe, Picul ka përmendur edhe zhvillimet pas sulmeve në Izrael.
“Unë shpreha solidaritetin me ata që u sulmuan dhe dënova plotësisht sulmin terrorist nga Hamasi,” tha ai.
The post Tonino Picula: Serbia po i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi first appeared on ATV.
The post Tonino Picula: Serbia po i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi appeared first on ATV.