Meta: Qeveria u merr 200 milionë euro qytetarëve të Tiranës dhe i shpërdoron në tendera
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL në Tiranë këtë të martë, ku ka thënë se jeta e qytetarëve të kryeqytetit është vështirësuar nga taksat e bashkisë. Meta tha se Bashkia e Tiranës mbledh mbi 200 milionë euro nga qytetarët, të cilat sipas tij shpërdorohen në tendera […] The post Meta: Qeveria u merr 200 milionë euro qytetarëve të Tiranës dhe i shpërdoron në tendera appeared first on Newsbomb Albania.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL në Tiranë këtë të martë, ku ka thënë se jeta e qytetarëve të kryeqytetit është vështirësuar nga taksat e bashkisë.
Meta tha se Bashkia e Tiranës mbledh mbi 200 milionë euro nga qytetarët, të cilat sipas tij shpërdorohen në tendera dhe kontrata korruptive. Në këto kushte, ish-presidenti shprehu shqetësimin për jetesën e qytetarëve në Tiranë, ku siç shprehet ai, është vështirësuar nga taksat e qeverisë.
Postimi i Ilir Metës në Facebook
Kënaqësi të takohesha sot me Grupin e Këshilltarëve dhe gjithë kandidatët e Partisë së Lirisë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilët i falenderova për angazhimin dhe kontributin e tyre në zgjedhjet e 14 Majit.
Shpreh vlerësimin tim më të mirë për rolin dhe angazhimin e fuqishëm të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës në mbrojtje të interesit publik.
Sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkohet llogari dhe lufta për transparencën dhe llogaridhënien është premtimi ynë i mbajtur përpara qytetarëve të Tiranës.
Përshëndes denoncimet dhe mbrojtjen e interesit qytetar nga Këshilltarët e Partisë së Lirisë ndaj vendimeve arbitrare që rëndojnë me taksa qytetarët e Tiranës.
Jeta e qytetarëve të Tiranës është vështirësuar jo vetëm për shkak të taksave të larta që vendos Qeveria Rama, por edhe Bashkia e Tiranës.
Bashkia e Tiranës mbledh nga qytetarët e Tiranës mbi 200 milionë euro, të cilat shpërdorohen dhe grabiten në qindra tendera dhe kontrata korruptive, duke i lënë qytetarët pa shërbimet e domosdoshme.
Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të vijojë me nismat dhe me dëgjesat publike kudo në të gjitha zonat e Bashkisë së Tiranës, të cilat do të japin një kontribut të rëndësishëm për të konfirmuar se vetëm interesi i qytetarëve, ulja e taksave dhe kthimi i tyre në shërbime të merituara dhe cilësore është dhe mbetet angazhimi madhor i Partisë së Lirisë.
Partia e Lirisë do të vijojë me propozimet e saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, propozime të cilat ulin kostot e jetesës, ulin taksat dhe janë veçanërisht në mbështetje të të rinjve dhe shtresave në nevojë.
The post Meta: Qeveria u merr 200 milionë euro qytetarëve të Tiranës dhe i shpërdoron në tendera appeared first on Newsbomb Albania.