Trump i shkruan presidentit izraelit: Netanyahu meriton falje, jo gjyq

Në procesin gjyqësor ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i akuzuar për korrupsion, është përfshirë edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Ai ka kërkuar që Netanyahu të lirohet nga të gjitha akuzat. Pesë vjet pas nisjes së procesit gjyqësor, Trump i ka dërguar një letër presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, ku i kërkon që të përdorë të […] The post Trump i shkruan presidentit izraelit: Netanyahu meriton falje, jo gjyq appeared first on ATV.

Trump i shkruan presidentit izraelit: Netanyahu meriton falje, jo gjyq

Në procesin gjyqësor ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i akuzuar për korrupsion, është përfshirë edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Ai ka kërkuar që Netanyahu të lirohet nga të gjitha akuzat.

Pesë vjet pas nisjes së procesit gjyqësor, Trump i ka dërguar një letër presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, ku i kërkon që të përdorë të drejtën presidenciale të “pardonit” për ta falur Netanyahun.

Në letrën e tij, Trump ka theksuar se Netanyahu ka luajtur një rol vendimtar në “fitimin e luftës dhe vendosjen e paqes për popullin izraelit”, duke përmendur edhe kontributin e tij në konfliktin kundër Iranit, shkruan Jerusalem Post.

Në fund të letrës, Trump i bën thirrje homologut izraelit që të falë Netanyahun, në mënyrë që procesi gjyqësor ndaj tij të përfundojë.

Presidenti Herzog, megjithatë, e ka falënderuar Trumpin për letrën, por ka theksuar se “çdokush që kërkon falje presidenciale duhet të bëjë një kërkesë zyrtare për këtë”.

The post Trump i shkruan presidentit izraelit: Netanyahu meriton falje, jo gjyq appeared first on ATV.