Vizita e Macron dhe Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama takim me Begajn

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me presidentin Bajram Begaj. Në fokus të bisedimeve ishte vizita e presidentit Macron dhe Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023. Vizita e Presidentit Emanuel Macron në Tiranë do të jetë e para e një kreu të shtetit […] The post Vizita e Macron dhe Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama takim me Begajn appeared first on Newsbomb Albania.

Vizita e Macron dhe Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama takim me Begajn

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me presidentin Bajram Begaj. Në fokus të bisedimeve ishte vizita e presidentit Macron dhe Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023.

Vizita e Presidentit Emanuel Macron në Tiranë do të jetë e para e një kreu të shtetit francez në vendin tonë.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale foto nga takimi i zhvilluar mes tyre ku shkruan:  “Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.”

Edhe aktiviteti i Samitit të Procesit të Berlinit do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Pjesë do të marrin 6 kryeministrat e rajonit. Ndërkohë, përveç presidentit francez, kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

The post Vizita e Macron dhe Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama takim me Begajn appeared first on Newsbomb Albania.