PS çon në Kuvend projekt-rezolutën: Shqipëria dënon sulmin terrorist në Kosovë, ndërkombëtarët ta mbajnë Serbinë përgjegjëse!

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka dorëzuar në Kuvend projekt-rezolutën për ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës më shumë se një javë më parë. Dokumenti me firmë të Bledi Çuçit i është dërguar kryetares Lindita Nikolla dhe pritet të futet në seancë plenare. Do të jetë Konferenca e Kryetarëve ajo që do të japë […] The post PS çon në Kuvend projekt-rezolutën: Shqipëria dënon sulmin terrorist në Kosovë, ndërkombëtarët ta mbajnë Serbinë përgjegjëse! appeared first on Newsbomb Albania.

PS çon në Kuvend projekt-rezolutën: Shqipëria dënon sulmin terrorist në Kosovë, ndërkombëtarët ta mbajnë Serbinë përgjegjëse!

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka dorëzuar në Kuvend projekt-rezolutën për ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës më shumë se një javë më parë. Dokumenti me firmë të Bledi Çuçit i është dërguar kryetares Lindita Nikolla dhe pritet të futet në seancë plenare.

Do të jetë Konferenca e Kryetarëve ajo që do të japë miratimin për projekt-rezolutën dhe më dokumenti i propozuar nga socialistët do të shkojë për votim.

Referuar dokumentit të publikuar në media, Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për situatën në Kosovë pas sulmit ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023.

Për këtë, vendi ynë e cilëson për herë sulmin “si terrorist dhe ushtarak” me mbështetjen e qarqeve të lidhura direkt me shtetin serb.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dënon ashpër sulmin e armatosur dhe të organizuar terrorist mbi Policinë e Kosovës më datë 24 shtator 2023, i cili i mori jetën një punonjësi të Forcave të Policisë së Kosovës dhe shkaktoi dy të plagosur nga radhët e saj”, thuhet në projekt-rezolutë.

Gjithashtu, faktorit ndërkombëtar i kërkohet që të ballafaqojë Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen politike, logjistike e morale të akteve të grupit terrorist në veri të Republikës së Kosovës.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë kërkon nga Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës, të hapë një hetim serioz e transparent ndaj të organizatorëve dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët”, vijon projekt-rezoluta.

Kërkesë për mocion dhe miratim rezolute (Grupi parlamentar PS) by Newsbomb Albania on Scribd

The post PS çon në Kuvend projekt-rezolutën: Shqipëria dënon sulmin terrorist në Kosovë, ndërkombëtarët ta mbajnë Serbinë përgjegjëse! appeared first on Newsbomb Albania.