Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim: “Të bashkohemi për zhvillimin e komunës, ta respektojmë vullnetin e qytetarëve”

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në komunën e Gostivarit, duke përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe për zhvillimin The post Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim: “Të bashkohemi për zhvillimin e komunës, ta respektojmë vullnetin e qytetarëve” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim: “Të bashkohemi për zhvillimin e komunës, ta respektojmë vullnetin e qytetarëve”

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në komunën e Gostivarit, duke përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe për zhvillimin e qetë e demokratik të procesit zgjedhor.

Në deklaratën e Unionit theksohet se çdo zhvillim në Gostivar është me rëndësi të veçantë për bashkëqytetarët, pavarësisht ku jetojnë, pasi lidhja me vendlindjen mbetet e përhershme.

“E vlerësojmë garën e kandidatëve shqiptarë për kryetar komune dhe i përgëzojmë për rezultatin e arritur. Këshilltarëve të rinj komunal u dëshirojmë shëndet dhe suksese në mandatin e tyre, me shpresë që bashkëpunimi dhe uniteti të jenë prioritet në të mirë të qytetarëve,” – thuhet në reagim.

Unioni nënvizon edhe nevojën që gjatë mandatit të ri të punohet për korrigjimin e “padrejtësisë” që ka sjellë uljen e numrit të këshilltarëve komunalë me tetë më pak se më parë.

Në vijim të deklaratës, theksohet rëndësia e Gostivarit si komunë strategjike jo vetëm për banorët e saj, por edhe për shqiptarët në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

“Besimin për ta udhëhequr komunën e jep qytetari dhe askush tjetër. Prandaj, bëhuni bashkë dhe mos lejoni që të eksperimentohet me komunën nga jashtë Gostivarit,” – apelon Unioni.

Në fund, organizata i fton të gjitha palët politike dhe institucionale që të bashkëpunojnë në funksion të zhvillimit të komunës, pa humbur kohë e energji në përplasje të panevojshme.

“Për Gostivarin dhe gostivarasit, dëgjofshim vetëm të mira!” – përmbyllet deklarata e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim. Gazeta Flaka

The post Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim: “Të bashkohemi për zhvillimin e komunës, ta respektojmë vullnetin e qytetarëve” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .