Ushtarët amerikanë patrullojnë nëpër kufi të Kosovës

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kryen gjatë ditës patrullime përgjatë vijës kufitare të Kosovës për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt. Siç thuhet në një njoftim të KFOR-it, ushtarët në mënyrë rutinore kryejnë patrullime ditore nëpër komuna të shumta

Ushtarët amerikanë patrullojnë nëpër kufi të Kosovës

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kryen gjatë ditës patrullime përgjatë vijës kufitare të Kosovës për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt.

Siç thuhet në një njoftim të KFOR-it, ushtarët në mënyrë rutinore kryejnë patrullime ditore nëpër komuna të shumta të Kosovës në përpjekje për të ruajtur paqen në rajon.

“Qoftë duke patrulluar në mënyrë të pavarur apo duke u bashkuar me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit tonë”, u tha në njoftim.