Ushtria amerikane godet dy anije në Paqësorin Lindor, raportohet për gjashtë të vrarë
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer një tjetër sulm ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge t, duke lënë gjashtë persona të vrarë në Paqësorin Lindor, ka njoftuar Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sipas Hegseth, forcat amerikane kanë ndërmarrë dy goditje ajrore ndaj dy anijeve të ndara, të cilat “operoheshin nga organizata të shpallura […] The post Ushtria amerikane godet dy anije në Paqësorin Lindor, raportohet për gjashtë të vrarë appeared first on Ditar.al.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer një tjetër sulm ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge t, duke lënë gjashtë persona të vrarë në Paqësorin Lindor, ka njoftuar Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Sipas Hegseth, forcat amerikane kanë ndërmarrë dy goditje ajrore ndaj dy anijeve të ndara, të cilat “operoheshin nga organizata të shpallura terroriste”.
“Sipas inteligjencës sonë, këto anije ishin të lidhura me kontrabandën e paligjshme të narkotikëve, bartnin lëndë narkotike dhe po lëviznin përgjatë një rruge të njohur për trafik droge në Paqësorin Lindor,” shkroi Hegseth në platformën X.
Sipas Pentagonit, nga fillimi i fushatës më 2 shtator, ushtria amerikane ka kryer 19 sulme që kanë shkatërruar 20 anije, duke lënë gjithsej 76 të vrarë. Uashingtoni e justifikon këtë fushatë si pjesë të përpjekjeve për të frenuar hyrjen e drogës në SHBA.
Nga këto sulme, janë raportuar tre të mbijetuar, dy prej të cilëve janë ndaluar përkohësisht nga Marina Amerikane dhe më pas janë riatdhesuar, ndërsa i treti besohet të ketë humbur jetën pas kërkimeve të Marinës Meksikane.
Zyrtarë të administratës kanë pranuar në disa raportime para Kongresit, përfshirë edhe javën e kaluar, se ushtria shpesh nuk i njeh identitetet e personave në bord para se të kryejë goditjet. Sulmet, sipas tyre, bazohen në të dhëna të inteligjencës që i lidhin anijet me kartele të caktuara ose organizata kriminale.
Administrata e Presidentit Donald Trump ka njoftuar gjithashtu Kongresin se SHBA tani ndodhet në një “konflikt të armatosur” kundër karteleve të drogës, duke i cilësuar të vrarët si “luftëtarë të paligjshëm” dhe duke justifikuar përdorimin e forcës vdekjeprurëse pa miratim gjyqësor, bazuar në një vendim të klasifikuar të Departamentit të Drejtësisë.
Megjithatë, disa anëtarë të Kongresit dhe organizata të të drejtave të njeriut kanë kundërshtuar këtë qasje, duke argumentuar se trafikantët e dyshuar duhet të përballen me drejtësinë, ashtu siç ka qenë politika e ndërhyrjeve të SHBA-së para ardhjes në pushtet të Trumpit.
Administrata nuk ka ofruar ende prova publike për praninë e drogës në anijet e goditura, as për lidhjet e tyre me kartelet e trafikut. Zyrtarë ushtarakë kanë theksuar se asnjë pjesëtar i forcave amerikane nuk është lënduar gjatë këtyre operacioneve.
The post Ushtria amerikane godet dy anije në Paqësorin Lindor, raportohet për gjashtë të vrarë appeared first on Ditar.al.
