VLEN-i kërkoi largimin e Ali Ahmetit
Në3 një konferencë për media, liderët e koalicionit VLEN, kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetit, pas rezultateve të 19 tetorit, transmeton Portalb.mk. “Pasi kundërshtarët tanë politik kishin deklaruar se kriter për të vlerësuar fituesin e zgjedhjeve do të jetë fituesi në Çair, me fitoren plebishitare të Izet Mexhitit në […]


Në3 një konferencë për media, liderët e koalicionit VLEN, kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetit, pas rezultateve të 19 tetorit, transmeton Portalb.mk.
“Pasi kundërshtarët tanë politik kishin deklaruar se kriter për të vlerësuar fituesin e zgjedhjeve do të jetë fituesi në Çair, me fitoren plebishitare të Izet Mexhitit në Çair, VLEN është fitues i këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Bashkim Bakiu, duke shtuar se “kjo është arsye që opozita shqiptare të reformohet dhe zotëri Ahmeti të kuptojë castin për t’u tërhequr”.
Bakiu tregoi se në Gostivar dhe Vrapçisht, nuk u plotësua kushti i daljes, pasi dolën më pak se 1/3 e gjithë votuesve. Ai e uroi fitoren e Suad Shaqirit në Komunën e Çashkës.
Ndryshe, Bashkim Bakiu sot i shoqëruar me Izet Mexhitin, zhvilluan takim me kandidatin e VMRO-DPMNE-së për qytetin e Shkupit, Orce Gjeorgjievski. Ky i fundit do të jetë në balotazh me kandidatin e partisë E majta.