Vrasja në Rinas/ Gjendet e djegur makina e autorëve, brenda “Toyota-s” 4 armë zjarri

4 armë zjarri janë gjetur brenda automjetit “Toyota” që u përdor nga autorët në vrasjen e Gilmando Danit dhe plagosjen e Muçi Shaljanit, ditën e sotme në afërsi të Rinasut. Policia e Krujës thotë përmes një njoftimi se makina e autorëve u gjet duke u djegur në fshatin Halil. Brenda mjetit u gjetën edhe armët […] The post Vrasja në Rinas/ Gjendet e djegur makina e autorëve, brenda “Toyota-s” 4 armë zjarri appeared first on Ditar.al.

Vrasja në Rinas/ Gjendet e djegur makina e autorëve, brenda “Toyota-s” 4 armë zjarri

4 armë zjarri janë gjetur brenda automjetit “Toyota” që u përdor nga autorët në vrasjen e Gilmando Danit dhe plagosjen e Muçi Shaljanit, ditën e sotme në afërsi të Rinasut.

Policia e Krujës thotë përmes një njoftimi se makina e autorëve u gjet duke u djegur në fshatin Halil. Brenda mjetit u gjetën edhe armët e zjarrit, që do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Aktualisht strukturat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore rrugore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

“Krujë

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. 

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. 

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

47 vjeçari i vrarë, Gilmando Dani mësohet se sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Barcelona dhe Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë në këtë atentat kishte shkuar për ta pritur me një makinë tip “Benz” të blinduar.

Dyshohet se autorët kanë pasur informacione të sakta për 47-vjeçarin dhe i kanë bërë pritë në dalje të aeroportit, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj makinës ku udhëtonte Dani dhe Shaljani.

Ky i fundit, mësohet se ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ai është qëlluar me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

The post Vrasja në Rinas/ Gjendet e djegur makina e autorëve, brenda “Toyota-s” 4 armë zjarri appeared first on Ditar.al.